Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Koncerti i organizuar nga bashkia e Tiranës në pritje të Krishtlindjes i dha gjallëri dhe atmosferë festive sheshit "Skënderbej" mbrëmjen e të dielës.
Artistë të njohur shqiptarë si Kastriot Tusha, Eva Golemi, Manjola Nallbani, Suzana Frashëri, Ramona Tullumani, Ardita Menisi dhe instrumentist solist Zeqir Sulkuqi, por edhe Orkestra Filamornike dhe kori Pax Dei nën drejtimin e Suzana Turkut, performuan këngë dhe pjesë të zgjedhura jo vetëm shqiptare, por edhe me famë botërore.
Të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili përcolli urimin e tij për të gjithë besimtarët që festojnë Krishtlindjet, ndërsa theksoi se ato janë momente gëzimi, por edhe reflektimi për këdo për të qenë më solidar dhe më të dashur me njerëzit.
Veliaj: Në këtë vigjilje Krishtlindjesh dua t'iu uroj të gjithëve atyre që e festojnë, por edhe atyre që nuk janë besimtarë, Krishtlindje të gëzuara dhe shpresoj që shpirti i secilit do jetë pak më i butë, mendja pak më e hapur, zemra pak më e mirë.
Ai shtoi se Krishtlindjet përcjellin për këdo mesazhin se asgjë nuk është e pamundur nëse ekziston dëshira.
Ndaj, tha kryebashkiaku Veliaj, ky mesazh i shkon sot për shtat edhe Tiranës.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bashkia-ndez-tiranen-krishtlindje-veliaj-me-e-mira-eshte-perpara