Report TV - Këlliçi: Jemi vendi me popullsinë më të lartë që po emigrojmë në vendet evropiane

2018-05-10 0

Krahas protestës në Tiranë, për vdekjen e Florenc Beqirajt në Francë është protestuar edhe në Kukës. Në protestën e organizuar nga të rinjtë e FRPD, ata kanë kërkuar edhe largimin e Ramës dhe qeverisë.

Të rinjtë e FRPD në Kukës kanë zhvilluar një homazh protestë në nderim të 23-vjeçarit Florenc Beqiraj i cili vdiq në Francë. I pranishëm ishte edhe kryetari i FRPD, Belind Këlliçi, i cili tha se kryefjala e të rinjve Kuksianë nuk ka qenë shpresa, por emigrimi.

Këlliçi ftoi rininë shqiptare që të bëhen bashkë për të emigruar klasën politike të korruptuar,Ramën dhe qeverinë e tij.

?Jemi të dytët pas Sirisë e cila është në luftë civile, ne jemi vendi me popullsinë më të lartë që po emigrojmë në vendet evropiane. Jo më kot kemi zgjedhur Kukësin sot për të protestuar, sepse është zona, nuk është rastësisht por është një axhendë e politikës së Edi Ramës për të goditur bastionet e djathta,? tha Këlliçi kryetari i FRPD.