Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dhjetra persona janë shoqëruar nga Policia e Elbasanit në lidhje me sulmin e së shtunës ndaj bizneseve të fisit Çapja në Elbasan.
Policia thotë se ngjarja është nën hetim intensiv, por tregohet e rezervuar në detaje të hetimit.
Burime pranë grupit hetimor thanë se është shoqëruar një numër i lartë personash të cilët janë marrë në pyetje për ngjarjen.
Mes tyre, ka dëshmitarë të ngjarjes, por edhe persona që për arsye të ndryshme të së shkuarës kanë rënë në rrjetën e këtij hetimi, por kur kanë kaluar më shumë se 24 orë blutë ende nuk kanë një autor të zyrtar.
Ngjarja u regjistrua mëngjesin e së shtunës rreth orës 09:00, kur persona zyrtarisht të padientifikuar qëlluan me armë zjarri në drejtim të biznesit të fisit Çapja në lagjen "Emin Matraxhiu".
Të pozicionuar në një prej rrugicave të lagjes, ata kanë qëlluar me breshëri plumbash nga një automjet që më pas e kanë djegur për të fshehur çdo gjurmë.
Për më shumë lexoni në:http://oranews.tv/article/atentati-ndaj-fisit-capja-shume-te-shoqeruar-por-ngjarja-ende-pa-autor