Report TV - Familja Tela mes vështirësive dhe skamjes

2018-05-10 3

Kjo lodër e gjetur në mbeturina është i vetmi detaj që e lidh familjen Tela me festat e fundvitit. Për Mimozën, nipin e saj dhe 2 vajzat e sëmura, festat qëndrojnë larg banesës së tyre të marrë me qira.

?Unë jam një familje shumë në mjerim pa katandi, po vuaj për bukën e gojës me 18000 lekë që i marrë ndihmë ekonomike. Ku të shkoj ? Kam në kujdestari nipin, edhe prej nipit marr 9000 lekë që e kam me vendim gjykate. Nuk kam një batanije, nuk kam një krevat, asgjë nuk kam,?thotë Mimoza Tela.
Mimoza, sot 60-vjeç, shprehet e pamundur të përballet me sfidat që përditshmëria i vendos përballë. Të kujdeset për vajzat e sëmura? T?i qëndrojë afër nipit që e ka në kujdestari apo t?i japë forcë vetes nën peshën e viteve që bëjnë të tyren.

?Me tension vet jam, më vjen keq për çunin është i dashur për çdo gjë siç e shikoni edhe vet nuk kam asnjë gjë. Ku mund të më fali ndonjë rrobë ose ndonjë gjë?Ku do ti gjej unë? Ku të shkoj të përplasem? Prandaj u bëj thirrje për ndihmë kush të ketë mundësi,? apeloj Mimoza.