Euro serish arrin nivelet me te uleta te vitit

2018-05-10 0

Euro ka arritur një rekord të ri për gjysmën e dytë të këtij viti. Monedha europiane këmbehet në tregun e brendshëm me 133 lekë, ndërsa dollari amerikan ka mbetur stabël këtë javë, duke u kuotuar në nivelin e 112 lekëve.

Ekspertët e ekonomisë thonë se këto ndryshime në tregun e kursit të këmbimit janë të pritshme këtë fundvit, pasi kërkesa për lekun rritet nga disa faktorë: shkëmbimet e fundvitit të kompanive dhe ardhja e emigrantëve.

Pavarësisht kësaj, ekspertët thonë se nuk është koha që qytetarët të pozicionohen në monedha të caktuara, duke qenë se lëvizjet e tregut të këmbimit valutor në fundvit janë të shpeshta dhe mund të sjellin humbje.

Një euro më e lirë në treg bën më të lira çmimet e ushqimeve dhe mallrave që importohen nga jashtë dhe lehtëson këstet për ata që kanë një kredi në këtë monedhë. Dobësimi i saj nuk do të zgjatë shumë, sipas projeksioneve të Bankës së Shqipërisë efekti mbi çmimin e lekut, pritet të zhvlerësohet gjatë gjysmës së dytë të vitit 2018.

Free Traffic Exchange