Report TV - Besimtarët ortodoks protestojnë para kishës në Permet

2018-05-10 5

Në Përmet dhjetëra besimtarë ortodoksë kanë protestuar në vend që të shkojnë në Kishë për Krishtlindje. Ata janë grumbulluar përpara Kishës qendrore ortodokse të këtij qyteti, duke protestuar kundër kryesisë së kësaj Kishe, për të cilën thonë se kanë ndërmarrë veprime antishqiptare.
Protestuesit pretendojnë se kisha nuk ka lejuar që të kryhet ceremonia e përshpirtjes së At Stath Melanit me rastin e 100 vjetorit të vrasjes së tij. Protestuesit mbanin në duar parruga kundër kishës dhe Greqisë ndërsa ju bënë thirrje të gjithë shqiptarët e atdhetarët të marrin pjesë në këtë tubim!

At Stathi Melani ishte një prift ortodoks shqiptar, pjesëmarrës i Kongresit të Manastirit, i cili vendimet e marra në kongres për përhapje e gjuhës shqipe i zbatonte në fshatrat e Shqipërisë së jugut. Për veprimtarinë e tij patriotike ai u përndoq dhe u vra në mënyrë barbare më 24 dhjetor 1917 nga një bandë greke.