Protestë për Florenc Beqiraj, tubimi para Ambasadës Franceze - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-10 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qindra qytetare kane protestuar ketë te diele per vdekjen e Florenc Beqirajt, 23 vjecarit qe humbi jetën ne France te premten. Te mbledhur fillimisht tek piramida, protestuesit janë nisur drejt Ambasadës Franceze.



Forcat e policisë te cilat ishin vendosur ne fillim te rrugës tek blloku i ambasadave, nuk kane lejuar kalimin e tubuesve, qe kërkonin takim me ambasadorin francez.



Vete qytetaret fajësuan autoritetet franceze dhe ato shqiptare per 23 vjecarin qe humbi jetën nën dyshimet e forta për vrasje në burg.



Florenc Beqiraj, djali nga Shkodra kishte 2 vite qe kishte shkuar ne France per te kërkuar azil. Ai u ndalua nga policia, pasi nuk kishte dokumente dhe u dërgua në burg. Atje ai u gjet në dhomën e tij në gjendje kritike, si pasoje e tentativës për ta mbytur. Nuk dihet ende saktësisht çfarë ka ndodhur, por Beqiraj u raportua si një rast vetëvrasjeje.



Pas disa ditësh në gjendje kome në spital, mjekët vendosën t?i heqin tubat e oksigjenin te riut shqiptar, ndërsa familja mohoi të kishte lejuar një akt të tillë.



E ndërsa familja Beqiraj ndodhet në zi, dy përfaqësues të stafit të presidentit Meta kanë vizuar të afërm të 23 vjecarit dhe kanë ngushëlluar ata për humbjen e djalit.



Zëdhënësi i presidentit ka shprehur angazhimin e kreut të shtetit, jo vetëm për të sjellë sa më parë trupin e pajetë në Shqipëri, por edhe per të zbardhur të errëtën e ngjarjes së trishtë.



Dy ditë më parë, Ministria e Jashtme reagoi duke thënë se përfaqësia diplomatike në Francë, ishte në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet Franceze, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Free Traffic Exchange