http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mania e hedhjes së mijëra fishekzjarrëve në rrugë e sheshe ore e pa orë ka rënë, por nuk është ndaluar plotësisht
Policia e Tiranës, bashkë me shërbimet e Drejtorisë së Shërbimit Zjarrfikës, po bëjnë kontrolle në dyqanet që sheshin fishekzjarret, për të parë kushtet dhe kriteret e magazinimit dhe tregtimit të tyre.
Kontrollet më të shpeshta u bënë në tregun Çam. Policët kanë bërë verifikimin e dokumentacionit dhe licencave nga subjektet dhe tregtarët dhe nuk gjetën problem.
Por drejtuesit e policisë, thonë se do t?i vijojnë kontrollet për të bërë goditur çdo rast abuziv që mund të sjellë ngjarje me pasojë të rënda për qytetarët në këtë prag festash.