Ora News - Siguria gjatë festave, policia kontroll në tregjet ku shiten fishekzjarre

2018-05-10 5

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Tiranës ka rritur parametrat e sigurisë gjatë festave të fundvitit.

Në bashkëpunim edhe me shërbimet e parandalimit të Zjarreve pranë Drejtorisë së Shërbimit Zjarrfikës, po ushtrohen kontrolle në subjektet e ndryshme për masat e marra nga ana e tyre në zbatim të kërkesave të Rregullores ?Për mënyrën, kushtet dhe kriteret e magazinimit dhe tregeëtimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarreve?,

Kontrollet kanë vijuar në subjektet në tregun "Çam" për verifikimin e dokumentacionit dhe licencave nga subjektet dhe tregëtarët që importojnë, magaziojnë dhe tregëtojnë lëndë piroteknike dhe fishekëzjarre.

Gjatë kontrollit dhe inspektimit për shitjen të këtyre lëndëve, nuk u konstatuan probleme.

Shërbimet e Policisë do të vazhdojnë kontrollet në vijimësi për të bërë të mundur identifikimin e subjekteve dhe kontrollin e tyre për të qenë sa më të kontrollueshëm dhe të ndërgjegjshëm për tregtimin e këtyre produkteve, me qëllim parandalimin e ngjarjeve në prag të festave të fundvitit.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/siguria-gjate-festave-policia-kontroll-ne-tregjet-ku-shiten-fishekzjarre

Free Traffic Exchange