Një lodër e gjetur në mbeturina është i vetmi detaj që e lidh familjen Tela me festat e fundvitit. Për Mimozën, nipin e saj dhe 2 vajzat e sëmura, festat qëndrojnë larg banesës së tyre të marrë me qira.
Mimoza, sot 60-vjeç, shprehet e pamundur të përballet me sfidat që përditshmëria i vendos përballë. Të kujdeset për vajzat e sëmura? T?i qëndrojë afër nipit që e ka në kujdestari apo t?i japë forcë vetes nën peshën e viteve që bëjnë të tyren. Për Mimozën, jeta e saj është vetëm një detyrim ndaj nipit të mitur. "Kam tentuar t'i jap fund jetës", thotë ajo mes trishtimit.
Edhe nipi i Mimozës, Xhevahiri, rritet mes kërkesash dhe ëndrrash të shumta. Po ndyshe nga fëmijët e tjerë, për 8-vjeçarin dëshirat i kanë lënë vend halleve. Xhevahiri nuk mban mend të ketë marrë ndonjëherë dhuratë në fundvit, por ruan me veten një dëshirë për lodrën e preferuar.