Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN
Kronikë më e plotë: http://tvklan.al/e-diela-shqiptare-emisioni-16-sezoni-10/
Nertili nga Berati ka ardhur në vigjilje të Krishtlindjeve në rubrikën "Ka një mesazh për ty" te e "E Diela Shqiptare" për t'i dhënë bashkëshortes së tij një mesazh.
Por jeta e Nertilit ka qenë shumë e vështirë. Ai së bashku me tre motrat e tij është rritur pa nënën, pasi atë e kishin rrëmbyer dhe e kishin trafikuar drejt Italisë.
"Mua më ka braktisur mamaja. Mamanë time e kanë marrë për punë të pista, e kanë rrëmbyer në atë kohë. Kam 23 vjet që nuk e takoj mamin tim. E di që është gjallë, pasi na dërgoi një letër në postën e Dushnikut. Atë kohë, nëpërmjet letrave që dërgonim e merrnim, asnjë gjë tjetër".
Përveç kësaj, familja e tij kishte jetuar në një gjendje të rëndë ekonomike vetëm me pensionin e gjyshes dhe KEMP-in e të atit. Për shkak të situatës së rëndë ekonomike, Nertili është detyruar të emigrojë në këmbë drejt Greqisë që në moshën 13-vjeçare.
"80 mijë lekë i merrte babi, 95 i merrte gjyshja. Me kaq lekë, 170 mijë lekë të vjetra ne duhet të mbyllnim muajin, gjashtë vetë në familje. Në moshën 13 vjeç, unë jam detyruar dhe kam ndenjur edhe një javë pa ngrënë në shtëpinë time bashkë me motrat e mia. Jam detyruar në moshën 13 vjeçe të marr rrugët e Greqisë me çantë në krahë për shtatë ditë e shtatë netë në këmbë, nga Korça deri në Trikalla të Greqisë."
Në Greqi, Nertili arriti mirë dhe filloi punë me bagëtitë. Pas një viti punë atje ai u kthye në Shqipëri, ku gjeti gjyshen sëmurë dhe planin e babai për t'u larguar së bashku me tre motrat në drejtim të Francës.
"Asokohe që erdha, gjyshja ishte sëmurë, unë nuk dija asnjë gjë. Flisnim dhe babi nuk më tregonte asnjë gjë për këtë sepse babi kishte thurur diçka që do ikte së bashku me motrat, do largoheshin në drejtim të Francës. Unë nuk dija asnjë gjë. Qëndrova pranë gjyshes, kur ishte sëmurë edhe babi më tha, djalë i dashur mua më duhet të iki. Ku do ikësh i thashë unë. Do iki te mamaja në Francë më tha sepse na ka bërë ftesë, na ka çuar dhe lekët. Mbarë jua bëftë zoti u thashë. Nuk kam pse t'ju pengoj për asnjë arsye, por i thashë se duhet të mendosh se ke dhe një djalë mbrapa dhe një nënë mbrapa që është sëmurë. U acarua për një moment dhe pas tre ditësh, bëj gati valixhet dhe i përcjell në Rinas me këmbët e mia, i hipi në avion. Ikin dhe më marrin në telefon që mbërritëm mirë. Mbarë jua bëftë zoti u thashë, numrin tim të telefonit e keni dhe më merrni kur të doni."
Familja e Nertilit edhe pse nga Franca e kontaktoi vetëm për një vit djalin. Pas një viti, Nertili tregon se ata nuk e kanë telefonuar më. Por, pavarësisht gjithçkaje, ai është krenar për të gjitha gjërat që ka bërë në jetë edhe për kujdesin ndaj gjyshes, edhe pse ajo nuk ishte nëna biologjike e babait të tij.
"Unë kthehem nga Greqia dhe e gjej gjyshen të shtrirë në krevat. Sa vajta afër, hapi sytë, më pa dhe ia mori jetën Zoti. Babi nuk kishte dhem...