Policia, aksion gjatë fundjavës

2018-05-10 1

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë gjatë 48 orëve të fundit në kuadër të rritjes së parametrave të sigurisë gjatë festave të fundvitit kanë intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore, me qëlllim kapjen e personave që qarkullojnë me armë, të atyre të shpallur në kërkim, parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshshme apo të lëndëve narkotike.

Kontrollet janë intensifikuar edhe nga Policia Rrugore e Tiranës duke përdorur dragerat e radarët, për të evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, apo të atyre që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit e në gjendje të dehur.

Si rezultat i kontrolleve të ushtuara nga Forcat e Posaçme e Operacioneve Speciale në bashkëpunim me Shqiponjat janë kapur 6 persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, për llogari të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe të Drejtorive Vendore të Policisë në Qarqe.

Janë shoqëruar në ambientet e Komisariateve të Policisë 24 shtetas për verifikim, pasi qarkullonin pa dokument identifikimi me vete.

Nga verifikimet e kryera ka rezultar se 16 prej tyre ishin persona të skeduar nga ana e policisë si persona me precedent penal.