Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Me lule dhe qirinj në duar dhjetëra qytetarë kanë zhvilluar një homazh protestë për Florenc Beqirajn i cili vdiq në Francë.
Qytetarët dhe përfaqësues të Shoqërisë Civile të mbledhur përpara "Piramidës" kanë kërkuar nga ana e shtetit që të zbardhet e vërteta për rastin e Florenc Beqirajt.
Ata i kanë bërë thirrje shtetit që të ndihmojë familjen e viktimës në Shkodër, e cila nuk ka mundësi të marrë trupin e pajetë të të birit.
"Bëjini thirrje ministrit të jashtë të reagojë sa më shpejt. Ambasada shqiptare në Francë të ketë trup për gjumin letargjik që bën. Ata paguhen me paratë tona. Ambasada franceze këtu në Tiranë duhet të reagojë, jo të festojë krishtlindjen", tha mes lotëve një prej qytetarëve që kishte dalë në protestë.
"T'i kërkojmë kryeministrit të mos sillet si kryeministër i turistave. Kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi. Duhet të vijë trupi i Florencit këtu dhe të zbardhet çështja dhe ata që e kanë vrarë të dalin përpara përgjegjësisë", tha një tjetër përfaqësues i shoqërisë civile.
Më pas ata zhvilluan edhe një marshim ku u ndalën përpara kryeministrisë për të ndezur qirinj dhe më pas iu drejtuan ambasadës franceze.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/homazh-proteste-vdekjen-e-florenc-beqirajt-kerkohet-zbardhja-e-te-vertetes