Ora News- Avioni i drogës që u rrëzua në Ishëm është shumë i dëmtuar, nuk mund të fluturojë më

2018-05-10 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Avioni Piper A32 Saratoga i drejtuar nga piloti italian Guido Guidi i cili dyshohej se trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Italisë, i detyruar për një ulje emergjence në shtatorin e 2016 në Ishëm të Durrësit, nuk mund të fluturoj më.

Për mediat italiane e ka konfirmuar këtë fakt Presidenti i Aero club Savona, Giovanni Monticelli.

Ky avion vazhdon të jetë në Shqipëri e një nga teknikët italian ka mbërritur në Durrës ku ka verifikuar dëmet e tij.

Sipas Presidentit të Aero klub Savonës , avioni i lehtë Piper A 32 Saratoga, nuk ka vetëm një krahë të thyer e bishtin e dëmtuar, por nga qëndrimi dhe gjatë dimirt për një kohë të gjatë jashtë, ka pësuar dëme dhe në shumë pjesë të tjera.

"Për fat të keq ky avion nuk mund të fluturoj më" ka deklaruar Giovanni Monticelli, duke hedhur poshtë hipotezën e riparimit të tij

Gjithashtu sipas Monticellit, piloti Guido Guidi është përjashtuar nga klubi i tyre ajror pasi nuk ka informuar mbi detajet e motivet e fluturimit të tij jashtë kufirit italian.

"Një sjellje e papranushme për një pilot me eksperiencë si ai."

Piloti italian Guido Guidi 69 vjeç zotëron dy patente fluturime, një italiane e një amerikane e ka kryer mbi 25 mijë orë fluturime.

Për më shumë lexoni në:http://oranews.tv/article/avioni-i-droges-qe-u-rrezua-ne-ishem-eshte-shume-i-demtuar-nuk-mund-te-fluturoje-me