Qytetarët për Report TV: Ja ku do t'i kalojmë festat e fundvitit

2018-05-10 1

Pushimet e bardha për shqiptarët pranë zjarrit të oxhakut të ndonjë resorti duken të jenë të pamundura këtë vit.

Këtë gjë e konfirmojnë edhe agjencitë turistike në vend të cilat thonë se kërkesa për udhëtime jashtë vendit është zbehur. Po ashtu, qytetarët shprehen se preferojnë të festojnë në shtëpi me familjarët.

Tendenca e shqiptarëve për të kaluar festat e fundvitit jashtë vendit është zbehur këtë vit. Këtë na e konfirmojnë shumë prej agjencive turistike në vend, madje edhe duke theksuar se kërkesat për ta pritur Vitin e Ri jashtë Shqipërisë janë të pakta.

Ndërsa qytetarët na pohuan se kanë si preferencë kryesore kalimin e festave në shtëpinë e tyre me familjarët. Një prej arsyeve kryesore për të mos shkuar në një vend turistik janë ato ekonomike.

?Do ti kaloj festat te familja ime në Maqedoni, festa është gjithmonë atje ku është familja,? tha një vajzë nga Maqedonia.

?Në Tiranë do ti kaloj festat, jemi nga Shkodra kemi ardhur për të festuar festat,?shpjegoi një zotëri nga Shkodra.

Free Traffic Exchange