Pas zhvillimit të audicioneve të mëdha, formati i zbulimit të talenteve të rinj. "Virtuozët" po bëhen gati për të konkurruar me njëri tjetrin.
Pas Francës dhe Italisë, patenta e suksesshme ndërkombëtare "Prodigies" nga ?Endemolshine?, vjen për herë të parë në Shqipëri përmes TV Klan, që pritet të startojë gjatë muajit shkurt.
?Gjatë audicioneve kemi dëgjuar tinguj të mrekullueshëm të muzikës klasike shqiptare, e cila ka nevojë të ridalë edhe të rifreskohet. Këto duhet të mos ngelen zbulime të shkollës, por që publiku i madh të ketë koshiencën e një pune të madhe që bëhet që fëmijë, që të arrihet të bëhet një artist?, tha sopranoja Inva Mula.
Një vend i vogël, por që nxjerr talente të mëdha, kështu e cilëson edhe dirigjenti francez Gerard Akoka. ?Shqipëria është një mister sepse ka një përqindje shumë të lartë të talenteve, për mua ishte një nder të dëgjoja këta artistë të rinj me shumë talent dhe që shumë prej tyre nuk kanë pasur mundësi të studionin me mjeshtra të mëdhenj.?
Të rinj nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia deri në 18 vjeç do të shpalosin talentet e tyre në kanto dhe jo vetëm.
?Janë zgjedhur 60 e sa fëmijë, të cilët do të konkurrojnë në mes të njëri-tjetrit. Aty do të jetë një spektakël. Të gjithë fëmijët do të kenë mundësi që të shprehin të gjithë aftësinë e tyre?, tha dirigjentja Suzana Turku. Në balet dhe instrumente.
Blerina Arbana, Drejtore e Shkollës së Baletit tha se ?është bërë një përzgjedhje e repertorit klasik botëror. Në këtë konkurs do të marrin pjesë nxënësit nga 12 në 18 vjeç. Është bërë një përzgjedhje selektive me pjesët më të mira.?
Një talent show modern i zhanrit klasik që zbulon talentet, ata që do të jenë artistët e së ardhmes. Një repertor modern, ku në qendër të saj do të ketë veprat e mëdha ndërkombëtare, por edhe ato shqiptare do të vihet në skenë nga këta të rinj.