Kabineti i imazherisë në shërbimin pediatrik në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, është pajisur me aparatura të fjalës së fundit. Vetëm aparatura e re rëntgenit për veshkat pritet te kryejë rreth 7 mijë ekzaminime në vit duke diagnostikuar dhe trajtuar fëmijët e sëmurë.
?Vetëm gjatë këtij viti, falë këtij partneriteti, janë investuar 570 mijë USD në pajisje mjekësore për pediatrinë.
Inaugurojmë sot pajisjet e reja që kane kompletuar kabinetin e imazherisë pediatrike në këtë ambient krejtësisht të rikonstruktuar e të përshtatur më së miri për të vegjlit që ta ndjejnë sa më pak peshën e sëmundjes?, tha Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Gjithashtu pajisja e këtij kabineti me Eko Doppler, e cila zëvendëson aparaturën e vjetëruar - mbi 20-vjeçare - të pediatrisë, bën të mundur për herë të parë ekzaminimin e enëve të gjakut. Përmes kësaj aparature të re parashikohet të kryhen rreth 8 mijë ekzaminime në vit.