PD: Qeveria grabit pronat e ligjshme

2018-05-10 3

Partia Demokratike akuzon qeverinë se me ndryshimin e formulës së kompensimit për ish-pronarët po tenton tu grabisë pronat. Nën/kryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku thotë se VKM-ja e qeverisë është antikushtetuese.

?Në kundërshtim të plotë me Kushtetutën dhe frymën e saj, Qeveria vendosi këtë javë që pronarëve, të cilët nuk përfitojnë kthimin fizik të pronës së rrëmbyer padrejtësisht gjatë regjimit komunist, t?u kompensojë financiarisht deri në 20% të vlerës totale të pronës dhe në çdo rast, jo më shumë se 10 milionë lekë.?

Ndryshimin e formulës së kompensimit financiar për ish-pronarët qeveria e bëri pas ndërhyrjeve të Komisionit të Venecias dhe shfuqizimit të disa neneve në ligjin e pronave nga ana e Gjykatës Kushtetuese, si dhe kërkesës së këshillit të Europës për të hartuar deri në dhjetor të këtij viti kuadrin ligjor.

Dy VKM-të e Këshillit të Ministrave parashikojnë që kur subjekti nuk shpronësohet fizikisht ai përfiton kompensim financiar deri në 20% të vlerës, që nuk mund të jetë më i lartë se 10 milionë lekë të reja. Pjesa tjetër, 80 për qind, kompensohet nga fondi i tokës.

Përmes këtyre ndryshimeve qeveria synon t?i hapë rrugë vijimit të proceseve në Strasburg, vendimet e të cilave arrijnë në miliona euro.

Free Traffic Exchange