Tjetër atentat ndaj fisit Çapja - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-10 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Elbasani vijon të jetë qyteti I përplasjeve mes grupeve kriminale.Pas goditjes së automjetit të policisë një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi kësaj here ndaj fisit Capja. Një atentat ndaj disa pjestravë të familjes por që nga të shtënat askush nuk mbeti I plagosur.



Ngjarja ndodhi mëngjesin e kësaj të shtuneje në lagjen ?Emin Matraxhiu? ku hetuesit dyshojnë se I është bërë atentat disa pjestarëve të fisit Capja.



Nga të shtënat mendohet se askush nuk mbeti i plagosur ndërsa policia gjeti vetëm automjetin e atentatorëve të djegur në lagjen 5 maji.



Përplasjet mes bandave kriminale në Elbasan nisën në dhjetor të vitit 2005 kur tre persona të maskuar vranë brenda ambienteve të një lokali pranë Universitetit të Elbasanit 33-vjeçarin Sokol Çapja.



Pas vrasjes së tij, në serialin e hakmarrjeve e krimeve do të përfshiheshin tetë familje.

Fill pas atentatit të shkurtit ndaj pjestarëve të fisit Capja një tjetër tentativë u regjistrua në qytetin e Elbasanit për të ekzekutuar njërin prej tyre Florenc Capjan.



Ngjarja ndodhi në të njëjtën zonë rrugën Emin Matrxhiu ku 19 vjeccari Shkëlzen Hasanpapaj I arrestuar disa muaj më vonë në Holandë qëlloi ndaj automjetit në të cilin udhëtonte Florenc Capja. 7 qershor 2016



I gjendur përballë një serie atentatesh Florenci kësaj here qellon ndaj policise. Në qershor të vitit 2016 efektivët u gjendën përballe breshërisë së plumbave teksa kishin si mission vëzhgimin e anëtarëve të familjes. Në atë kohë pas ngjarjes u arrestua Florenc Capja Ardian Capja dhe Bledar Muca. 09 QERSHOR 2016



Por sulmet ndaj familjes Capja nuk do të përfundonin me kaq .Në gusht të këtij viti ndaj shtëpisë së tyre u qëllua me antitank por fatmirësisht predha nuk shpërtheu. Edhe atëherë policia gjeti vetëm automjetin e djegur të autorëve.