http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Më shumë se 100 persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e një stuhie tropikale që ka përfshirë Filipinet.
Dhjetëra të tjerë raportohen të zhdukur, ndërsa autoritetet japin alarmin se numri i viktimave mund të rritet. Stuhia e quajtur ?Tembin? e cila filloi të premten, goditi dy qytete të mëdha, duke shkatërruar qindra shtëpi.
?Përmbytjet qenë të menjëhershme dhe sollën rrëshqitje dheu duke i lënë banorët në mëshirën e fatit, pa pasur asnjë mundësi evakuimi?, shprehen autoritetet.
Zyrtarët e menaxhimit të fatkeqësive shpallën gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa dëmet materiale janë të pallogaritshme.
Ekipet e shpëtimin dhe vullnetarët janë aktivizuar për gjetjen e të mbijetuarve dhe trupave të viktimave, por ndërprerja e energjisë dhe humbja e linjave të komunikimit po bëhen pengesë për operacionet e shpëtimit.