Report TV - Durrës, Këshilli Bashkiak miraton buxhetin me 26 vota pro, 4 vota LSI dhe 1 nga PR

2018-05-10 0

Është miratuar buxheti për vitin 2018 me vlerën rreth 48 mld lekë (36 mln euro) në Bashkinë e Durrësit, me 26 vota pro, ndërkohë që janë dashur edhe katër vota nga këshilltarët e LSI dhe një nga PR. Mbledhja që kishte në rendin e ditës projektbuxhetin, si dhe paketën fiskale, është bojkotuar nga këshilltarët e PD dhe një pjesë e LSI.

Kryetari i Bashkisë, Vagjush Dako, u shfaq i kënaqur pas miratimit të projektbuxhetit për vitin 2018, teksa në fjalën e tij tha se ky buxhet do t?ju vijë në ndihmë të gjithë banorëve të Durrësit.
Këshilltari i LSI dhe njëkohësisht anëtari i komisionit të medias, Jeton Rexhmati, foli me tone të ashpra për 4 këshilltarët e LSI, që votuan projekt buxhetin për vitin 2018. Ai theksoi se do të zhvillohet një mbledhje, ku do të merren masa ndaj katër këshilltarëve të LSI që votuan pro.

Në mbledhje u miratua lista e banesave sociale, ku bëhet fjalë për banorët e rinj që do të futen në shtëpinë sociale të ngritura në bllokun e pallateve të ndërtuar në Shkozet. Janë 89 banesa 2/1 dhe 1/1.