Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një vendim i Këshillit të Ministrave i miratuar këtë javë, për Partinë Demokratike vulos grabitjen e pronës nga pronari i ligjshëm.
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku tha se vendimi është shtojcë e "ligjit famëkeq që po zbatohet në mënyrë abuzive duke injoruar Gjykatën Kushtetuese, që rrëzoi disa pika të rëndësishme të ligjit një vit më parë".
Ajo sqaroi se "vendimi parashikon që ky kompensim financiar, jo më shumë se 10 milionë lekë, do të shpërndahet në 10 vite me një këst prej maksimumi 1 milion lekësh në vit.
Kompensimi i jo më shume se 20% e vlerës së pronës apo kompensimi me jo më shumë se 1 milionë lekë gjatë 10 vjetëve është përbuzja më e madhe për pronarët që qeveria Rama e bën në dhunim të plotë të së drejtës së patjetërsueshme për pronën".
Duke theksuar se vendimi është në dëm të interesave të ligjshme të pronarëve, Tabaku theksoi se pronarët do të marrin një shpërblim qesharak financiar ndërsa pjesën kryesore të kompensimit do ta marrin me troje, të cilat në pjesën dërrmuese të tyre janë të pashfrytëzueshme, larg zonave të banuara dhe pa asnjë interes zhvillimi.
Tabaku: Vendimi i të mërkurës zbulon propogandën dhe mashtrimin e pronarëve nga Edi Rama! Pika kryesore e ligjit të tij të pronave ishte shpërndarja çdo vit e 50 mln USD. Në 10 vjet shuma do të ishte 500 milionë USD, me të cilën qeveria pretendonte të mbyllte përfundimisht problemin e pronave.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/tabaku-qeveria-vendim-te-ri-qe-grabit-pronaret-e-tokave