Report TV - Elbasan, atentat ndaj fisit Çapja, nuk ka të lënduar, autorët djegin makinën

2018-05-10 1

Një atentat me armë zjarri është shënuar paraditen e sotme në qytetin e Elbasanit. Report Tv mësoi se shënjestër e atentatit dyshohet të ketë qenë fisi Çapja. Qytetarët në vendngjarje bëjnë me dije se janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri, por fatmirësisht plumbat nuk kanë kapur asnjë person.

Autorët kanë qëlluar nga makina e tyre tip Benz Ml, në drejtim të disa personave, ndërsa më pas kanë djegur mjetin e tyre për të fshehur gjurmët. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e këtij atentati. Menjëherë pas ngjarjes, autorët janë larguar në drejtim të lagjen '5 Maji' me një automjet tjetër, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Free Traffic Exchange