Report TV - Vota në OKB, Gjoka: Nuk do ndikojë marrėdhėniet midis SHBA-sė dhe Shqipėrisė

2018-05-10 1

Në studion e Report Tv është i ftuar drejtori i Drejtorisë së Organizatave Ndërkombëtare Sokol Gjoka, ish-ambasadori Pëllumb Xhufi dhe Fatmir Mediu.

Sokol Gjoka tha se vota kundër njohjes së Jerusalemit nuk do të ndikoj në marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Shqipërisë.

Fjala e plotë:

Ne i jemi përmbajtur një qëndrimi tradicional të rezolutave të këtij këshilli. Marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk varen nga votimi për Jerusalemin.
Ky ishte një votim siç ndodh zakonisht me votimet e rëndomta në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Ne kemi marrëdhënie shumë të mira me SHBA-në, nuk ka për të ndikuar aspak, këtë e them me siguri.

Ne marrim pjesë në mënyrë selektive në këtë organizatë, aty ne përfaqësohemi në nivel të ultë. Kësaj here kemi pasur të pranishëm ambasadorin.
Në të njëjtën ditë u nxorën dy rezoluta, në të dy rastet ne nuk i kundërvihemi dot këtij organizmi sepse jemi në minorancë.