Analisti dhe politologu Afrim Krasniqi nuk beson se përplasja në Kuvend e 18 dhjetorit kishte të bënte me kryeprokurorin që largohet apo ai që vjen por një akumulim i shumë gjërave dhe agjendave gati gati paralale në raport me reformën në drejtësi.
"Palët kanë nevojë për një radikalizim të situatës, maxhoranca tregoi deri diku, forcën e kartonave në një situatë ku praktikisht nuk është zgjedhje e saj, sepse reforma në drejtësi nuk është në interes të maxhorancës, dhe opozita ka interes për të radikalizuar situatën për të kompensuar atë që ndodhi në zgjedhjet parlamentare. Kjo seancë tregoi se tiparet më negative të tranzicionit janë pothuajse udhëheqëse të mentalitetit kryesor politik" thotë Afrim Krasniqi në një analizë për Ora News
Krasniqi mendon: "Maxhoranca tregoi dobësi në përdorimin e forcës së kartonave, sepse ajo i kishte votat por do duhej që i gjithë procesi të ishte shumë më transparent . Të gjithë palët e kanë ditur që situata do të shkojë në një moment të tillë ku parlamenti të ndërhynte për një prokuror të përkohshëm por që kjo situatë të evitohej do të duhej që një debat i tillë të ishte bërë dy muaj më para, nëse palët do ta kishin seriozisht për të zgjedhur prokurorin e përgjithshëm. Faktit që ata e ruajnë në seancën dhe momentin e fundit tregon që nuk lidhet me prokurorin por agjenda të tjera personale e politike"
Krasniqi flet për një konsensus të frikshëm politik kundër reformës në drejtësi.
Shohim një prioritet ndërkombëtar për reformën në drejtësi, ndërkohë parlamenti dhe qeveria nuk kanë përmbushur detyrimet kushtetuese dhe ligjore në raport me strukturat e vetingut dhe strukturat që do të duhej të realizonin emërimin e strukturave të reja nuk janë realizuar për shkak të këtij faji dhe përgjegjësie politike.
Deri tani palët në mënyrë konsensuale kanë heshtur dhe ky konsensus është i frikshëm kundër reformës në drejtësi, është një tregues i qartë që nuk kemi të bëjmë me emra të kryeprokurorit sesa me një përballje ndaj sistemit dhe një mesazh që i referohet drejtësisë dhe partnerëve ndërkombëtarë: Nëse bëhet fjalë për karriera personale, ata janë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka, qoftë dhe agjendat tona kombëtare.
Krasniqi nuk sheh një koalicion afatgjatë bashkimin PD-LSI
"Opozita e vetme është PD, LSI është një parti që lëviz, kalkulon me jetën politike dhe është e gatshme të shkojë me çdo palë që ofron pushtet. LSI më shumë merr vota nga PD sesa e kundërta. Nuk e shoh një koalicion afatgjatë,sidomos në zgjedhjet e ardhshme lokale, që do të jetë testi i koalicionit të tyre."
Krasniqi komenton dhe votën kundër SHBA-së në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
"Presidenti, kryeministri dhe ministri i Jashtëm dhe drejtuesi i Komisionit të Jashtëm duhej të ishin konsultuar për të arritur në një kompromis, por kjo nuk ndodhi. Kjo nuk ka ndodhur në disa vendime, qoftë të kësaj maxhorance, qoftë të maxhorancës së kaluar. Fakti që kjo nuk ndodhi jemi në një situatë paradoksale. Nëse ka gjë qesharake është ajo që...