Report TV - Banorët e fshatit Fishtë apel shtetit për rregullimin e rrugës

2018-05-10 1

Në të gjithë njësit administrative të Lezhës rrugët që lidhin fshatrat me rrugën nacionale thuajse janë të shkatërruar.

E tillë është edhe rruga që lidh Rruga që lidh Njësinë Administrative të Blinishtit me superstradën Lezhë-Shkodër. Kjo rrugë është rregulluar pak vite më par, por tani ajo është bërë e pakalueshme.

?Është problem ju shikoni si ka ngelur rruga e pashtruar, ka gropa dhe është e ngushtë, ne vuajmë për goma dhe amortizator,?tha një banor i Fishtës.
?Rruga ka ngelur në mëshirë të zotit, askush nuk ka ndërhyrë për ta rregulluar,?tha një i moshuar.

Rruga që lidh Njësinë Administrative të Blinishtit me superstradën Lezhë-Shkodër, ka degraduar plotësisht, duke u kthyer në një makth të vërtete për banoret e fshatrave të kësaj zone.

Asfalti është dëmtuar në disa pjese të këtij segmenti rrugor, duke bërë që të krijohen gropa të mëdha. Banoret e zonës thonë se amortizimi i rrugës po ju dëmton automjetet, ndaj kërkojnë që të ndërhyhet.

Free Traffic Exchange