Shembja e urës, banorët: Nëse nuk merren masa do bllokojmë edhe hyrjen e kryeministrisë

2018-05-10 5

Shembja e urës së Drojës ka bërë që banorët e Kurbinit dhe të Krujës të ngrihen në protestë. Sipas banorëve neglizhenca e shtetit ka bërë që ata të ngrihen në protestë.

Prej tre javësh që është shembur ura askush nuk ka marrë masa për të parë situatën në terren. Banorët paralajmërojnë për përshkallëzim të protestave.

Banoret e fshatrave të Kurbinit dhe Krujës kanë protestuar pranë urës së shembur të Drojës, duke kërkuar rindërtimin e sajë. Sipas banoreve shembja e urës i ka izoluar, ndërsa paralajmërojnë se nëse nuk do të ndërhyhet do ta përshkallëzojmë protestën deri në bllokim të superstradës Fushë Krujë-Laç.

Banoret e konsiderojnë absurde neglizhencën e institucioneve të cilët vijojnë të heshtin prej tre javësh, duke mos marrë asnjë masë për rindërtimin e urës.