Report TV - Vota në OKB, Gjosha: Shqipëria duhet të kishte abstenuar

2018-05-10 0

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, ka komentuar në në studion e Report Tv votën e Shqipërisë kundër SHBA për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit.

Gjosha e cilësoi të pafalshme votën e Shqipërisë kundër SHBA, duke thënë se të paktën duhet të kishte abstenuar. Ajo solli në vëmendje edhe një krisje tjetër mes Shqipërisë dhe SHBA, siç ishte rasti për armët kimike, por shtoi se në këtë rast kemi të bëjmë me një votë, që është e prerë.
?Ka pasur një problematikë për armët kimike, rreth4 vite më parë, që kanë qenë çështje që është dashur shumë që të sqarohen. Këtu kemi të bëjmë me një votë, që është e prerë. Shqipëria të paktën duhet të kishte abstenuar për të qenë korrekt, si dhe në mbështetje të SHBA. Kjo është e pafalshme për Shqipërinë?, deklaroi Gjosha.

Free Traffic Exchange