Report TV - Investime në tregun e gjësë së gjallë, tregtarët: Leli gënjeu

2018-05-10 1

Tregu i gjese se gjalle ne qytetin e vlores ne kushte skandaloze. Një vit me parë Bashkia e Qytetit të Vlorës i zhvendosi tregetaret të cilët shisnin në rrugën demokracia pranë sahatit të Vlorës , duke i çuar ata në periferi të qytetit, në fund të rrugës transballkanike.

Realiteti që duket nuk ngjason aspak me nje treg, pasi gjithcka tregëtohet mes pluhurit dhe baltës. Jane vete tregetaret te cilet shprehen se do ishte me mire nje treg ku te paguanin edhe tasken, vetem te shisnin ne kushte normale. Sipas tyre çdo bleres qe kerkon te bleji dicka per festat e fundvitit terhiqet vetem kur shef ambjentin.
Edhe pse ka qene vetë kryetari i Bashkise se Vlores, Dritan Leli, i cili u shpreh një vit me parë se shumë shpejt do të krijojë një treg të posaçëm për tregetaret e gjësë së gjallë, por gjithçka ka mbetur në premtim dhe asgjë në relitet ashtu si shumë gjëra të tjera në këtë bashki.

Free Traffic Exchange