Ora News- Sfidat e biznesit, Jaka: Politika shqiptare pa axhendë për integrimin në BE

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Sipërmarja shqiptare është e paqartë mbi kostot por edhe mbi rrugët që do të zgjedhë për t'iu afruar standardeve të BE. Gjatë një konference mbi këto sfida, kreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka, tha se klasa politike ka penguar integrimin e Shqipërisë. Sipas studiuesve, bizneset shqiptare duhet të përmirësojnë nivelin e shërbimit dhe të modernizojnë teknologjinë sipas standarteve të BE.

Kreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka, fajëson klasën politike se ka ngadalësuar procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Gjatë fjalës në një konferencë mbi sfidat e transformimit të shoqërisë shqiptare drejt standarteve të BE-së, Jaka tha se integrimi europian është më tepër një obsesion sesa një axhendë në politikën shqiptare.

Nikolin Jaka: Realisht Shqipëria nuk po ecën në ritmin e duhur dhe Shqipëria po ta krahasojmë me vendet e tjera nuk është në nivelet e duhura. Nëse ju e ktheni në obsesion në vetëvete se duhet se s'bën dhe të bëjmë gjithçka porpa asnjë lloj axhende se çfarë duhet të bëjmë për të hyrë në BE, atë nuk do ta arrini asnjëherë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sfidat-e-biznesit-jaka-politika-shqiptare-pa-axhende-integrimin-ne-be