Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Edhe këtë fundvit dy simbolet kryesore në tryezat e shqiptarëve do të jenë bakllavaja dhe gjeli i detit.
Qytetarët shprehen se pavarësisht se sa kushtojnë këto dy elementë nuk mund të mungojnë në tryezë.
Por as tradita e përgatitjes në shtëpi të bakllavasë nuk është harruar. Mjaft amvisa preferojnë që të gatuajnë vetë dhe jo ta blejnë
Por sa do do të shpenzojnë shqiptarët vetëm për darkën e Vitit të Ri? Gjithçka varet nga mundësitë ekonomike dhe me një përllogaritje shpenzimet e familjeve variojnë nga 10 deri në 50 mijë lekë.
Shqiptarët vazhdojnë të festojnë kryesisht në familje ku konsumojnë edhe darkën ndërsa pas kalimit të orës 12 kur edhe bëhet ndërrrimi i viteve, të rinjtë janë ata që zgjedhin të vijojnë festën në lokale kryesisht me shoqërinë.
Por vitet e fundit vihet re se dhe mjaft familje preferojnë që orët e para të vitit të ri ti kalojnë në lokale
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sa-u-kushton-shqiptareve-nata-e-nderrimit-te-viteve