VLORË- Zbardhen detaje të reja nga vdekja e çiftit Rrok dhe Prende Tata në Skelë të Vlorës. Report Tv mëson se gruaja kishte konflikte me bashkëshortin, ndaj ka hapur gazin me qëllim flijimin e saj dhe të të shoqit. Report Tv mëson gjithashtu se çifti jetonte bashkë me mbesën, të cilën para se të kryente aktin, gruaja e ka nxjerrë jashtë dhe më pas ka hapur gazin.
Dyshohet se çifti ka ndërruar jetë 15 orë para se të gjendej i vdekur, ndërkaq besohet se në momentin e ngjarjes, burri po shihte Tv, ndërsa gruaja ishte shtrire ne divan. Ngjarja ka ndodhur në katin e dytë të një apartamenti në lagjen "Skelë", ku për shkak të asfiksisë nga gazi, ka humbur jetën nga asfiksimi çifti bashëkshortëve, Rrok Tata, 60 vjeç dhe Prenda Tata, 56 vjeçe.
Sipas informacioneve paraprake, çifti i bashkëshortëve kanë humbur jetën 15 orë para se t?u gjendeshin trupat, dhe vetëm sot janë gjetur nga komshinjtë që më pas kanë njoftuar policinë e Vlorës. Pas njoftimit nga banorët, zjarrfikësit dhe policia kanë prerë hekurat e ballkonit dhe kanë hyrë në banesë ku kanë gjetur edhe çiftin e të moshuarve pa jetë. Çifti i bashkëshortëve janë transportuar në morgun e Spitalit Rajonal të Vlorës për t'u kryer ekspertiza mjeko-ligjore dhe për të hedhur dritë mbi vdekjen e tyre.