Vota kundër SHBA, Gjosha: Vendim i pakonsultuar, u votua kundër Kosovës

2018-05-10 0

"Votimi i Shqipërisë dje për rezolutën e OKB-së mbi statusin e Jeruzalemit ishte në mënyrë demonstrative një votë kundër aleatit më të rëndësishëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve, një votë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës", është shprehur deputetja e LSI Klajda Gjosha në lidhje me votën e Shqipërisë dje në OKB.

"Shqipëria dhe shqiptarët në fakt nuk kanë votuar kundër SHBA-së, është vetëm qeveria ajo që mbart sot këtë votë të rëndë mbi supe, dhe këtu është ndarë njëherë e përgjithmonë qëndrimi qytetar me qeverinë. Vota e qeverisë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shënuar në mënyrë të paprecedentë edhe një votë kundër Kosovës", ka theksuar Gjosha.
"Në një vendim kaq të rëndësishëm nuk ka pasur asnjë lloj konsultimi, as me Kuvendin e Shqipërisë dhe as me Presidentin e Republikës. Kjo votë do të duhej të ishte unifikuar dhe të përfaqësonte mbi të gjitha votën e popullit shqiptar. Mbrëmë vetëm pak minuta pas kryerjes së votimit, Ministria e Evropës dhe e Punëve të Jashtme ka nxituar të shpjegojë për opinionin publik votën kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.