Ora News - Bushati sqaron votën në OKB: Nuk ishte kundër SHBA, por qëndrim koherent

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri për Evropën dhe Punë të Jashtme, Dimir Bushati ka reaguar sot pas votës në OKB, për rezolutën e Jeruzalemit.

Në një reagim në Facebook, Bushati sqaron se vota në OKB nuk është kundër SHBA, por shprehje e qëndrimit tonë koherent. Bushati tha se Shqipëria ka votuar në mënyrë konstante pro rezolutave të OKB-së në lidhje me procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

"Fakt është se parimet, orientimi dhe qëndrimet në politikën e jashtme të një vendi janë shumë më të qëndrueshme sesa trillimet e atyre, të cilët përpiqen të minojnë gurin themeltar të partneritetit tonë me SHBA-të në fushën e forcimit të shtetit ligjor dhe të demokracisë në Shqipëri, që është reforma në drejtësi", shkruan Bushati në FB

Reagimi i ministrit Bushati

Në politikë të jashtme nuk e kemi luksin të mos dallojmë faktet nga trillimet. Për ata që ende besojnë te faktet, vota e Shqipërisë dje në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara nuk është një votë kundër SHBA, por shprehje e qëndrimit tonë koherent, parimor e të pandryshuar në vite, bazuar në konsensusin ndërkombëtar të shprehur në dokumentet e panumërta të OKB-së dhe Rezoluta të Këshillit të Sigurimit, të cilat kanë fuqi detyruese, sikundër në linjë të plotë me qëndrimet e shumicës dërrmuese të vendeve anëtare të OKB-së, NATO-s dhe BE-së, partnerë historikë të SHBA-ve.

Fakt është që rezoluta pro të cilës votoi Shqipëria dje, i referohet Rezolutave të mëparshme të Këshillit të Sigurimit. Më konkretisht Rezoluta 252 e vitit 1968, Rezoluta 476 e vitit 1980, Rezoluta 478 e vitit 1980 dhe me e fundit, Rezoluta 2334 e vitit 2016. Këto rezoluta, janë bërë pjesë e korpusit të normave ndërkombëtare dhe rrjedhimisht janë të detyrueshme për ne.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bushati-sqaron-voten-ne-okb-nuk-ishte-kunder-shba-por-qendrim-koherent

Free Traffic Exchange