http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Republikës Ilir Meta vlerëson se vota e Shqipërisë në OKB, kundër SHBA që njohu Jerusalemin kryeqytet të Izraelit, është e pakonsultuar. Sipas kreut të shtetit, ky qëndrim i panevojshme, nuk pasqyron qëndrimin shtetëror dhe një qëndrim e konsensus mbarëkombëtar.
?Presidenti i Republikës nuk është konsultuar dhe informuar paraprakisht lidhur me qëndrimin që do të mbahej ndaj kësaj çështjeje të rëndësishme, jo vetëm për politikën e jashtme të Shqipërisë, por për mbarë kombin shqiptar. Presidenti vlerëson se ky qëndrim dhe kjo votë kundër, tërësisht e panevojshme, nuk pasqyron një qëndrim shtetëror dhe aq më tepër një qëndrim e konsensus mbarëkombëtar. Presidenti thekson se nuk duhet të harrojmë se SHBA mbetet aleati dhe partneri më i rëndësishëm strategjik, ndaj qëndrime e vendime të tilla duhet të jenë të mirë koordinuara.?
Edhe kreu i opozitës Basha, ka kundërshtuar votën në OKB, duke thënë se është votuar kundër interesit kombëtar.
?Duke votuar kundër SHBA, qeveria ka vepruar kundër interesit kombëtar të shqiptarëve. Interesi i Shqipërisë dhe i kombit shqiptar, deri më sot, janë shërbyer në avancimin e tyre nga një aleat strategjik dhe ato janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Natyrisht, që ne synojmë të arrijmë në një stacion tjetër që është anëtarësimi në BE. Për sa kohë që BE nuk e kushtëzoi politikën e vet të jashtme dhe, në dijeninë time, ne kemi vende të BE, të cilat kanë votuar krah SHBA, nuk kishte asnjë arsye që Shqipëria të ndryshonte qëndrim dhe të mos vazhdonte bazimin e politikës së saj të jashtme, në lidhje me çështjet e saj kryesore të Lindjes së Mesme, tek qëndrimi i amerikan.?
Kundër votës në OKB është shprehur edhe LSI.
OKB ka votuar dje me 128 vota pro, 9 kundër dhe 35 abstenim projektrezolutën, që rrëzon vendimin e Donald Trump për të shpallur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit. Shqipëria me vendimin e saj iu bashkua qëndrimit politik të numrit më të madh të vendeve anëtare të Bashkimit Europian.