Skandali i “ambulancës së vdekjes”, shoferi vriste pacientët - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-10 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia siciliane ka arrestua r një shofer ambulance, pasi dyshohet për vrasjen e të paktën 3 pacientëve, me qëllim për të përfituar para nga funeralet e tyre.



Sipas mediave italiane, dyshohet se shoferi 42 vjeçar, protagonist i ngjarjes se cilësuar si ?skandali i ambulancës së vdekjes?, u injektonte ajër në vena pacientëve të sëmurë rëndë që transportonte nga spitali, duke i shkaktuar vdekjen.



Më pas, ai u sugjeronte familjareve të viktimave një agjenci funeralesh, prej të cilës merrte si shpërblim 300 euro për çdo person.



Arrestimi i shoferit të ?ambulancës së vdekjes?, erdhi pas informacioneve nga një ish-pjesëtar i mafias siciliane.



Ndaj 42-vjeçarit rëndojnë akuzat për ?vrasje me dashje?. Mendohet se skema e tmerrshme, mund të ketë funksionuar që në vitin 2012. Autoritetet po hetojnë më shumë se 50 raste vdekjesh, ndërkohe që 12 prej tyre konsiderohen se kanë lidhje me skandalin.