Ora News - Deklarata e fortë nga Presidenca: Vota kundër në OKB nuk pasqyron qëndrimin shtetëror

2018-05-10 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një akuzë e rëndë vjen nga Presidenca.

Zëdhënësi i Presidentit, deklaron se kreu i shtetit nuk është informuar paraprakisht lidhur me votën e Shqipërisë në OKB dhe se ky votim nuk pasqyron qëndrimin shtetëror.

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, zoti Tedi Blushi: Presidenti i Republikës nuk është konsultuar dhe informuar paraprakisht lidhur me qëndrimin që do të mbahej ndaj kësaj çështjeje të rëndësishme, jo vetëm për politikën e jashtme të Shqipërisë, por për mbarë kombin shqiptar. Presidenti vlerëson se ky qëndrim dhe kjo votë kundër, tërësisht e panevojshme, nuk pasqyron një qëndrim shtetëror dhe aq më tepër një qëndrim e konsensus mbarëkombëtar. Presidenti thekson se nuk duhet të harrojmë se SHBA mbetet aleati dhe partneri me i rëndësishëm strategjik, ndaj qëndrime e vendime të tilla që duhet të jenë të mirë koordinuara. Populli dhe kombi shqiptar nuk e harrojnë kurrë dhe i janë mirënjohës vendimeve historike të SHBA-së lidhur me ekzistencën jetike të kombit dhe të ardhmen euroatlantike të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/deklarata-e-forte-nga-presidenca-vota-kunder-ne-okb-nuk-pasqyron-qendrim-shteteror