Vlorë, bashkëshortët gjenden të vdekur në banesë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-10 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ngjarje e rëndë u regjistrua ne qytetin e Vlorës. Dy persona u gjeten të vdekur në një shtëpi në lagjen ?Pavarësia? mëngjesin e se premtes. Rrok e Prena Tata, 65 dhe 49 vjeç, të cilët u gjeten pa shenje jete.



Sipas policisë, çifti i bashkëshortëve kane ndërruar jete gjate kohës qe ishin ne gjumë. Dyshohet qe vdekja te ketë ndodhur dy dite me pare.



Kane qene fqinjët ata që lajmëruan policinë. Ata u thane uniformave blu se ishin shqetësuar, pasi çifti kishte dy ditë që nuk dilte nga shtëpia. Për të hyre ne banese, zjarrfikësit dhe policia kanë prerë hekurat e ballkonit.



Trupat e pajete te bashkëshortëve u transportuan në morgun e Spitalit Rajonal të Vlorës për t?iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore. Burime nga policia lokale bëjnë me dije se dyshohet qe ngjarja te kete ndodhur per shkak te rrjedhjes se gazit ne shtëpi. Bashkëshortet jetonin te vetëm ne banesën ne lagjen ?Pavarësia?.