Aksioni Kombëtar i Pastrimit - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-10 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ka nisur ketë të premte aksioni për pastrimin dhe gjelbërimin e aksit Rinas-Krujë.



Nismës se ndërmarre nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, i janë bashkuar edhe Bashkia Tiranës, Krujës dhe e Durrësit.



Pjese e aksionit u bene dhe nxënës nga gjimnazet e Tiranës, si dhe vullnetarë të tjerë. Ministri i mjedisit Blendi Klosi i beri thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe mos ndotin ambientin.



Ndërsa për kryetarin e bashkisë së Tiranës, sfida më e madhe që duhet të fitohet është ajo e mentalitetit.



?Në momentin që ne pranojmë që po, ne jemi fajtorë dhe ne duhet t?i dalim zot këtij faji, atëherë kemi filluar të ndryshojmë jo vetëm logjistikën, jo vetëm fadromat, me qeset, dorezat që mbledhim. Sot ne do pastrojmë një aks ose disa akse rrugore që në totalin e tyre mund të jenë 50 kilometra rrugë por aksi më i vështirë për të pastruar është 10 centimetra. Aty është truri, mentaliteti ynë, kultura jonë, aty është sistemi ynë i vlerave dhe sfida më e madhe nuk është sot?, deklaroi Veliaj



Veliaj u ndal edhe tek përdorimi i qeseve plastike, sipas tij, reduktimi i tyre shmangu edhe përmbytjet.



?Ne kemi patur një ide fantastike në Tiranë, çmimi i qeseve 50 lek të vjetra nuk është një çmim që e vret xhepin e dikujt që shkon dhe blen në supermarket të shtrenjtë, por është mjaftueshëm për t?iu kthyer si barrierë psikologjike në kokë që ta refuzoj qesen dhe të marri si në kohë e prindërve tanë çante, trajsën, rrjetën. Dhe unë besoj se me nisma të tilla ne kemi arritur që në Tiranë të reduktojmë qeset 60 për qind. U pa dhe në rastin e përmbytjeve, një nga arsyet që pse Tirana nuk pati asnjë problem është se ka rënë ndjeshëm numri i qeseve, çka do të thotë dhe numri i qeseve që hidhen dhe përfundojnë në kanale. Kështu që duhet të mendojmë edhe disa zgjidhje afatgjata që ti japim dum këtij problemi?.



Fokusi i këtij aksioni është jo vetëm pastrimi i zonave të ndotura, por edhe riparimi i sinjalistikës dhe i ndriçimit rrugor.

Free Traffic Exchange