Report TV - Tiranë, nis aksioni i pastrimit, Veliaj angazhon ministrat e deputetët

2018-05-10 0

Bashkia e Tiranës iu bashkua sot aksionit kombëtar ?Pastrojmë Shqipërinë që duam?. Bashkia e Tiranës, Ministria e Mjedisit dhe Turizmit, Ministria e Arsimit si dhe Ministria e Kulturës, organizuan aksionin e pastrimit në aksin rrugor Qafë Kashar-Rinas ku veç përfaqësuesve të institucioneve shtetërore morën pjesë edhe nxënës nga gjimnazet e Tiranës, si dhe vullnetarë të tjerë.

I pranishëm në këtë aksion ishte dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i shoqëruar nga Ministri Blendi Klosi, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro si dhe deputetë.

Free Traffic Exchange