Report TV - Lezhë, rrjeti elektrik shpërthen në flakë në një njesi tregtare

2018-05-10 0

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur paraditen e sotme në Lezhë, ku rrjeti elektrik i një dyqani ka shpërthyer në flakë në qendër të qytetit. Burime të Report Tv bëjnë me dije se për shuarjen e flakëve kanë ndërhyrë banorët e zonës me mjete rrethanore pasi zjarrëfiksja është bllokuar në trafik.
Shpërhtimi elektrik ka krijuar panik tek qytetarët të cilët janë ndodhur pranë biznesit në qendër të qytetit. Në videon e siguruar nga Report Tv duket qartë se si flakët kanë përfshirë hyrjen e një biznesi duke shkaktuar dëme të vogla materiale.

Free Traffic Exchange