Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy persona kanë humbur jetën në Vlorë për shkak të rrjedhjes së gazit në një apartament. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen "Pavarësia" të qytetit.
Sipas policisë viktimat janë një burrë dhe një grua, Rroku Tata dhe Prena Tata 60 dhe 56 vjeç, të cilët u gjetën të asfiksuar.
Gazetarja e Ora News në Vlorë Jerola Ziaj na informon se çifti i bashkëshortëve jetonte në katin e dytë të një pallati, bashkë me nipin e tyre, djalin e vajzës.
Mësohet se nipin ata e kishin çuar për të fjetur në disa fqinj të tyre.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vlore-rrjedhje-gazi-ne-apartament-raportohet-dy-viktima