LIVE/ '360 gradë' nga Artur Zheji - "Arrestime, betejë e ashpër politike apo loja vazhdon?"

2018-05-10 1

Në një lidhje direkte me studion e 360 gradë në Ora News Monika Kryemadhi e akuzoi kryeministrin Edi Rama se pasi I kishte përdorur SHBA-të për politikën e brendshme u nguli atyre thikën pas shpine.

?Problemi tjetër vjen me vendimin e sotëm më të tmerrshëm që ka bërë Edi Rama. Mbasi e përdori Amerikën si kërbaç për të intimiduar njerëzit, sot i nguli thikën pas shpinës në Kombet e Bashkuara. Më e pakta që mund të bënte Rama ishte të pyeste Komisionin e Jashtëm?, tha Kryemadhi.

Debati në studio ndërkohë u fokusua kryesisht në përplasjet e fundit politike dhe nëse reforma në drejtësi e kishte vënë apo jo nën presion politikën. Të ftuar të Artur Zhejit ishin Arjan Çani, Genc Gjokutaj, Gentian Gaba, Bledian Koka, Denis Dyrnjanja dhe Kastriot Myftaraj.
E ndërsa Gaba dhe Bledian Koka folën për një balancim të lojës politike, avokati Genc Gjokutaj dhe Arjan Çani thanë se lufta politike do ashpërsohej dhe kishte njerëz në politikë që tani rrezikonin qelitë.
"Tani do të shohim kush do jetë më guximtari për të mbrojtur veten sepse nuk ka më lojra. Jemi me ligjin e xhunglës?, tha Çani.

Duke argumentuar zgjedhjen e kryeprokurores avokati Genc Gjokutaj tha se tashmë ?dëmi është bërë?.
Gazetari Denis Dyrnjaja, duke komentuar situatën politike tha se, politika është në një garë hipokrite se kush është pro reformës në drejtësi.
Por emisioni u përfshi nga debate të ashpra kur u fut në lidhje Kryemadhi. Ajo akuzoi ish-ministrin e Brendshëm se kishte përdorur fëmijë deputetësh si mushka për transport droge.
Krytarja e LSI akuzoi qeverinë se po i kthente fëmijët shqiptarë në spaçiatorë.
Duke iu përgjigjur një pyetje nga studio Kryemadhi tha se ishte gati edhe për të dalë përballë plumbit që të kundërshtonte Ramën.