Stop - Skandali korruptiv i ZA Gramsh, të shkarkuarit sërish në punë?! (21 dhjetor 2017)

2018-05-10 8

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;

Kronikë më e plotë: http://tvklan.al/stop-emisioni-78-sezoni-3/

Disa javë më parë emisioni ?STOP? transmetoi rastin flagrant të Zyra e Arsimore Gramsh, që ishte kthyer në një çerdhe korrupsioni. Të nesërmen ministrja Lindita Nikolla deklaroi shkarkimin për kreun e Zyrës Arsimore, Xhevit Dyrmishi dhe shefen e financës, Flutura Sinani.

Por emisioni ?Stop? ka mësuar se Flutura Sinani vijon punën, ndërsa denoncuesja Alma Jonuzi vijon e papunë për shkak të hakmarrjes, edhe pse në Gramsh ka dy vende të lira për mësuese matematike.

Emisionit ?STOP? iu tha pak kohë më parë se ishte ngritur një grup inspektimi nga Ministria e Arsimit dhe Sportit për denoncimin e ngritur, por raporti nuk mund të gjendej ...

Gazetari ? Erdhi auditi këtu?

Drejtori ZA Gramsh ? Po si s?erdhi ore?

Gazetari ? Po, ku është raporti?

Drejtori ZA Gramsh ? Erdhi ekipi i Ministrisë.

Gazetari ? Kush ishte? Plarent Ndreca ka qenë kryetar, kryesues.

Drejtori ZA Gramsh ? Po, erdhi ...

Gazetari ? Ishte Plarenti?

Drejtori ZA Gramsh ? Si s?ishte?

Drejtori ZA Gramsh ? Sepse ju më ngecët mua një gjë që s?e kisha bërë.

Gazetari ? Kë? Kë të ngecëm?

Drejtori ZA Gramsh ? Atë të Skënderbegasit s?e kisha bërë unë. S?isha unë, ishte kryetarja e Bashksië, drejtoreshë e zyrës. Ju ma ngecët mua.

" Kam 15 vjet që punoj si mësuese matematike dhe aktualisht jam e papunë. Vendimi për pezullimin tim nga puna më është konfirmuar në datën 10, nga drejtori i shkollës, duke më thënë që nuk më është rilidhur kontrata. Në vendin tim është emëruar një mësues, me të mesme pedagogjike,? është shprehur Alma Jonuzi, duke denoncuar padrejtësinë që i është bërë në emisionin ?Stop?.

Pas kësaj, Alma Jonuzi u telefonua nga një punonjës i Zyrës Arsimore të Gramshit, Ramazan Llaha, i cili i premtoi se nëse do të tërhiqte denoncimin do të rikthehej në punë.

Ramazan Llaha, ZA? Flutura më mori në telefon sepse ka ardhur Stop-i. I ka sjellë Alma Jonuzi tha.

Denoncuesja takoi financieren e Zyrës Arsimore Gramsh, Flutura Sinanin, në një lokal, e cila rrëfeu se gjendeshin në një pozitë të vështirë nga denoncimi i saj dhe e kërcënoi se nëse nuk do ta tërhiqte këtë të fundit nuk do të mund të punonte më.

Financierja Flutura Sinani ? Dhe ne e kemi lakun në fyt.

Financierja Flutura Sinani ? Nëqoftëse këtë e ke miqësisht, të vazhdosh ti me ata të japësh intervista, harroje se futesh më në punë, sa të jem unë gjallë.

Pa mbaruar shkollën, pa marrë portalin, të japësh intervistë, të dalim ne prapë të Stopi ... të fillosh punë, kjo është miqësisht.

Pas kësaj bisede, mësuesja takoi kryetaren e Bashkisë Gramsh, Luljeta Dollanin.

Kryetarja e Bashkisë ? Ja të flas unë një herë me atë çfarë do të thotë.

Pas dy ditësh, kryetarja telefonoi Almën.

Kryetarja e Bashkisë ? Ë ? mi goc?

Mësuesja Jonuzi ? O zysha, se atje kishte zhurmë dhe nuk dëgjova unë, ma shpjego edhe një herë mua tani?

Kry...