Ora News - Vota kundër SHBA, Nesho: Amatorizëm i diplomacisë shqiptare, rezoluta jo detyruese

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho, e ka cilësuar një skandal të diplomacisë shqiptare votimin e sotëm të rezolutës në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara kundër vendimit SHBA për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit.

Në një lidhje telefonike për Ora News, Nesho tha: "Ne kemi votuar gabimisht kundër SHBA në një rezolutë që nuk është detyruese dhe nuk ka fuqinë e rezolutave të Këshillit të Sigurimit. Një rezolutë e tillë u hodh poshtë të hënën e paraqitur nga Egjipti dhe përkrahur nga shtetet e tjera. Kjo është një miopi, një qëndrim më tej se naiv dhe amatoresk i Shqipërisë ndërkohë që kjo është kërkuar si rezolutë politike.Ndërkohë që SHBA ka thënë se do të shikojnë qëndrimin e çdo shteti. Kemi mbajtur një qëndrim kundër SHBA dhe Presidentit Trump në favor të interesave, shtyrjes që mund të kenë bërë vende të tjera që kanë paraqitur rezolutën si Turqia, kjo tregon një nga skandalet e diplomacisë shqiptare".

Ish-diplomati shqiptar problemin më të madh në këtë drejtim e sheh tek ndikimet që mund të ketë tek çështja e Kosovës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vota-kunder-shba-nesho-amatorizem-i-diplomacise-shqiptare-rezoluta-jo-detyruese

Free Traffic Exchange