Atmosfera e festave të fundvitit i ka përfshirë të gjithë, por fëmijët janë ata që e përjetojnë më shumë. Aktivitete të shumta nga të vegjlit, i japin akoma më shumë ngjyra krishtlindjeve dhe vitit të ri. Aktiviteti më i fundit, ishte një shfaqje në teatrin eksperimental, ku dhjetëra fëmijë performuan pjesë të ndryshme vallesh nga të gjitha trevat.
Pas shfaqjes që zgjati rreth dy ore, fëmijët u shprehën mjaft të entuziazmuar. Disa prej tyre e kanë ëndërr të merren me balet, të tjerë thotë se e kanë thjesht një hobi.
?Shumë bukur shfaqja, pata pak emocione në fillim, pastaj më ikën. Shumë mirë kalova, pata emocione, kur të rritem do të bëhem balerinë. Quhem Dea dhe u ndjeva shumë e emocionuar. U argëtuam shumë. Unë e kam thjesht si hobi baletin?, shprehen fëmijët.