Report TV - Miratohet buxheti 2018 për Bashkinë e Tiranës. bojkoton opozita

2018-05-10 0

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar me 32 vota projektbuxhetin për vitin 2018. Pas diskutimeve në Këshill paraditen e kësaj të enjte, projektbuxheti është miratuar vetëm me votat e përfaqësuesve të PS, ndërsa PD dhe LSI bojkotuan mbledhjen.

Gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak ditën e sotme, është betuar anëtari i ri nga radhët e socialistëve, Enis Hoxha. Ai zëvendëson Florian Pullazin, i cili ka marrë detyrën e kreut të Njësisë Bashkiake nr.2 në kryeqytet, pas shkarkimit nga Veliaj të Elez Gjozës, përfaqësues i LSI.

Për vitin 2018, investimet e parashikuara nga Bashkia e Tiranës për t?u zhvilluar në kryeqytet do të pësojnë një rritje prej 16%, krahasuar me vitin aktual. Gjatë prezantimit të buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin e ardhshëm, Veliaj listoi investimet të cilat do të prekin jo vetëm zonën e qëndrës, por edhe ato në periferi, ndërsa një vëmendje të posaçme do të marrë përmirësimi i infrastrukturës në zonat rurale.