Sarandë, flet për Report TV i moshuari invalid, që u dhunua dhe u grabit në shtëpi

2018-05-10 0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku një i moshuar ka rënë pre e dhunës. Mësohet se është dhunuar 72-vjeçari Kosta Shako, banues në Muzinë, i cili është invalid. Ai ndodhej në banesën e tij, kur është dhunuar nga një person i maskuar, i cili i ka hyrë në shtëpi dhe i ka marrë 15.000 lekë të vjetra.
I moshuari është transportuar në spitalin e Delvinës, ku ndodhet në gjendje të rëndë. Policia vijon hetimet për shkaqet e kësaj ngjarjeje dhe kapjen e autorit.