Ora News - Përjashtohen me 10 ditë 6 deputetët e opozitës, Mehmetaj dhe Çela i PS 5 ditë

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Katër ditë pas protestës së opozitës ku u hodhën tymues brenda ambienteve të Parlamentit, Byroja e Kuvendit vendosi të përjashtojë me 10 ditë 6 deputetët e opozitës, ndërsa 5 ditë për deputetin socialist Bujar Çela dhe deputetën e LSI-së Kejdi Mehemetaj të cilët u përfshinë bashkë në një incident. Nëkryetari i Partisë Demorkatike Edi Paloka, pas mbledhjes së byros tha se parlamenti nuk ka parë gjë akoma, ndërsa kryetarja e LSI-s Monika Kryemadhi, tha se çizma ne drejtim të kryemisnitrit ishte vetëm një paraljamërim.

Shtatë deputetët të opozitës dhe Bujar Çela i PS janë përjashtuar nga Kuvendi, pas incidenteve të krijuara në seancën parlamentare ku u zgjodh kryeprokurorja e përkohshme. Pasi u dëgjuan në seancën me dyer të mbyllura, Monika Kryemadhi dhe Endrit Braimllari, të LSI-së si dhe Ervin Salianji, Endri Hasa, Flamur Noka dhe Bardh Spahia të Partisë Demokratike, u përjashtuan me 10 ditë. Masë më e lehetë me vetëm 5 ditë përjashtim, u dha për Kejdi Mehmetajn e LSI-së dhe deputetin socialist Bujar Çela. Vendimi i byrosë hyn në fuqi me 15 janar me nisjen e sesionit të ri parlamentar.

Të gjithë deputetët e opozitës, para byrosë kanë lexuar formulën e betimit, duke theksuar se do të vazhdojnë betejën për mbrojtjen e kushtetutës. Kjo duket qartë dhe nga kjo video amatore.

Hysenaj: Mendoni ju që nëpërmjet akteve dhe hedhjes së objekteve, jeni në përputhje me betimin që thoni

Kryemadhi: Ju zoti Hysenaj nuk e keni kuptuar se cdo të thotë betim, por po jua lexoj edhe njëherë. Betohemi me nderin se do të kryej me ndërgjegje detyrën si deputete e këtij populli në Kuvend. Do të përfaqësoj denjësisht popullin, do ti bindem kushtetutës dhe ligjeve, do të mbroj lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë . Do të respektoj dhe do të mbroj të drejtat dhe liritë e shtetasve, do të punoj me të gjitha kushtet e mia për përparimin e Atdheut dhe mirëqenien e popullit tim. Përparimi i atdheut dhe mirëqenia e popullit time nuk është droga dhe krimi i organizuar.

Në dalje nga kryesia e kuvendit, nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, paralajmëroi aksion të fortë opozitar kundër mazhorancës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pas-tymueseve-ne-kuvend-sot-byroja-e-kuvendit-vendos-7-deputete-te-opozites