Ora News - Veliaj merr 4 vota të LSI për buxhetin e Tiranës, opozita bojkotoi

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Miratohet me 32 vota pro buxheti i Tiranës për vitin 2018. Opozita nuk ka qenë prezente ndërkohë që 4 votat e këshilltarëve të LSI ishin deçizive për miratimin e tij.

Gjatë prezantimit, kreu i Bashkisë tha se ky është buxheti më i madh i viteve të fundit prej 16 miliard lekësh. Përparësi do të mbeten investimet në shkolla dhe në transportin publik.

Veliaj: Investimet janë 43% të buxhetit, kur erdhëm jo vetëm që buxheti ishte shumë i vogël por shumica e buxhetit ishin vetëm pagesa, rroga, dieta etj. Sot buxheti më i lartë shkon për investime.

Bashkia e Tiranës do ti kushtojë vëmendje edhe zhvillimit të turizmit. Kryebashkiaku bëri me dije se do të kthehen në shtëpi muze apartamentet e shkrimtarëve Dritëro Agolli dhe Ismail Kadare.

Veliaj: Po propozojmë rehabilitimin e fasadës së pallatit në kryqëzimin e rrugës së Dibrës me Unazën e Vogël, që në fakt është pallati që duam ta kthejmë kryesisht në një pallat muze, ku ka banuar Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli. Ne duhet t?ju ofrojmë të dyja familjeve me propozim të këtij Këshilli, edhe familjes së Dritëro Agollit dhe familjes së Ismail Kadaresë, mundësinë për t?i blerë ato dy apartamente dhe për ta kthyer në një muze. Vetëm xhiro që ka sjellë në Tiranë Bunk Art dhe me Shtëpinë e Gjetheve, i ka kthyer dy stacione brenda qendrës së vogël të Tiranës, në një atraksion turistik. Ne kemi filluar komunikimet me familjet dhe madje, me një prej tyre e kemi avancuar.

Veliaj bëri me dije se rruga përpara PS do të transformohet në pedonale, ndërsa paralajmëroi tregtarët e rrugës 'Qemal Stafa' pranë Pazarit të Ri që të ndërpresin aktivitetin e tyre pasi nuk do lejohen më të tregtojnë në rrugë.

Veliaj: Vitin tjetër rruga "Qemal Stafa" shpëton nhga mobiliet dhe tregu i bideve të përdorura. Nuk mundet ngjitur me Pazarin e Ri ne të shesim bide të përdoruara. Nuk ka sens.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/veliaj-ben-bilancin-e-2017-s-buxheti-i-2018-me-i-larti-qe-ka-njohur-tirana

Free Traffic Exchange